Rama fton biznesmenët nga Singapori të investojnë në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka ftuar biznesmenët në Singapor që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, në shumë fusha, duke filluar nga përpunimi i naftës, turizmi e deri të fushat tjera bujqësore e industriale.

Gjatë vizitës atje, ai tha se Shqipëria përbën klimë tepër të favorshme për investime.

“Së pari ne kemi energjinë. Jemi një vend me fuqi të madhe hidro-energjetike. Gjithashtu, vendi ynë është i pasur me naftë onshore dhe në të po kalon linja e re Transadriatike e gazit. Jemi një vend ku besojmë se më herët sesa vonë gazi do të jetë i rëndësishëm. Shqipëria është edhe një vend i pasur me minerale”, deklaroi Rama.

Duke u bazuar në çmimet e reja të kromit, ai tha se në këtë fushë Qeveria po sheh mundësi reale për investime të mëtejshme.

“Edhe turizmi po zhvillohet vit pas viti, ndërkohë që bujqësia dhe sektori i agro-përpunimit po ashtu mund të jenë fitimprurëse për disa arsye të thjeshta: tokë pjellore dhe e përshtatshme, burime të bollshme ujore dhe kushte klimatike optimale. Industria përpunuese është një sektor tjetër ku po shohim zhvillime dhe ku jemi të sigurt se mund të bëhet më shumë në nivele të ndryshme, falë taksimit të lirë të sektorit dhe mbështetjes së ofruar nga qeveria”, ka thënë Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme