Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e vështirë të përmbytjeve që po kalon Maqedonia.
Në një status në Facebook, Rama shpreh dhimbjen për zhvillimet në Maqedoni, ku si pasojë e përmbytjeve raportohet se kanë humbur jetën të paktën 22 persona.
“Ndjekim me dhimbje e shqetësim zhvillimet tragjike në Maqedoni! Gati për çdo gjë mundemi për të ndihmuar vëllezërit, motrat dhe fqinjët tanë!”, shkruan Rama.