Rama i fut kasetën dhe zhduket/ Denoncimi: 200 mijë euro për avionin

Kryeministri Edi Rama në këtë 1 vjetor të tërmetit tragjikt të 26 Nëntorit, nuk ndodhet në Shqipëri.

Pasi publikoi një video me përjetimet personale të një viti më parë, Rama është larguar nga Rinasi së bashku me ministrin e Rindërtimit Ahmetaj. Destinacioni i tij është Abu Dabi, ndërkohë që nuk është publikuar asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë vizitë të kryeministrit.

Lajmin për largimin e kryeministrit e ka ndarë me qytetarët dhe ish-kryeministri Berisha përmes një postimi në Facebook.

‘Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk dihet qëllimi i ketij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anticovid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhëtimi blic pasi thuhet se nesër do kthehet në Tiranë.

Miq, pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.

Një udhetim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungese oksigjeni’, shkruan Berisha.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme