Rama i jep 16 mijë m2 tokë djalit të inspektorit të tij

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria Berisha “Shqipëria 1 euro”, por Këshilli i Ministrave me urdhër të liderit socialist e zbaton me përpikmëri gjithmonë aty ku kanë interes.

Së fundmi fondacioni jofitimprurës “Fundjavë Ndryshe” me president Arbër Hajdarin me një VKM më 17 prill 2024 kanë përfituar një pronë të tretë përmes programit “Shqipëria 1 euro”.

Pas një kërkimi në “OpenCorporatesAlbania”, rezulton se Arbër Hajdari ka marrë në zotërim pronën e një ish-reparti ushtarak depo me nr. 5011 me sipërfaqe 16 214 m2 dhe sipërfaqe ndërtim 3138 në Brar të Tiranës e cila ka qenë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 vjet.

Hajdari pasi ka marrë në zotërim këto prona ka ndërtuar restorant, magazina, biblotekë, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, park argëtues për fëmijë, zyra, etj, ndërsa të ardhurat siç pohon ai shkojnë gjithmonë për bamirësi pasi fondacioni është jo-fitimprurës.

Ky vendim i qeverisë është paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama i cili ka thënë se Arbër Hajdari do të ndërtojë biblotekë në Brar të Tiranës.

Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.

Kjo nuk është hera e parë që Arbër Hajdari me fondacionin e tij merr prona shtetërore me një qira modeste 1 euro, pasi në 5 vitet e fundit ky është vendimi i tretë i qeverisë Rama që i “dhuron” prona shtetërore bazuar në ligjin “Shqipëria 1 euro”, raporton Boldnews.

“Dhurata” e parë nga Rama për Arbër Hajdarin daton më 13 mars të vitit 2019 ku me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave u miratua lidhja e kontratës së qirasë me tarifën “1 euro” për një truall funksional dhe objekt me vendndodhje në Brar të Tiranës, me sipërfaqe të përgjithshme 43 169.

Por Rama nuk ndalet me kaq pasi më 29 korrik të vitit 2020 sërish me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, miraton shembjen e katër objekteve me qëllim final dorëzimin e kësaj sipërfaqe shtetërore në administrim të fondacionit “Fundjavë ndryshe”, sërish në zonën e Brarit në Tiranë.

Kujtojmë se i ati i Arbër Hajdarit është Kryeinspektor i INSPEKTORATI QENDROR, institucion në varësi të kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme