Rama: Kemi marrë vendime për kërkesat e studentëve, vendime që shkojnë edhe përtej kërkesave të tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi vendimet e Këshillit të Ministrave në një konferencë për shtyp paraditen e së mërkurës.

Mes vendimeve janë edhe kërkesat e studentëve protestues, për çka Rama tha se janë plotësuar më shumë se vetëm çka kanë kërkuar ata.

“Jo vetëm për kërkesat e tyre, por dhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si element përmbajtësor. Kemi hartuar dhe një pakt tjetër për universitetin dhe do ta bëjmë publik në media muajt të ardhshëm. Kemi marrë vendime për kërkesat e studentëve, por dhe që shkojnë dhe përtej tyre. Kemi maksimalizuar potencialin e universitetit për ta futur në një transformim tjetër”, tha Rama, raporton Tch.

“4 vendimet e qeverisë shpjegohen me këto terma. Kemi financim për studentët e verbër, tetraplegjikë dhe paraplegjikë si dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj se 1 bazë për të mbështetur dhe financuar tarifën ka qenë, por për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë është vendosur që kjo të bëhet direkt nga qeveria”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.

Së dyti, tha ai, studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 1 mijë lekësh.

“Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së studimit për ata që paguanin 100% të studimeve. Pra të gjithë studentët do paguajnë 50% të tarifës. Vitin e ardhshëm akademik kush nuk ka mesatare nen 6 do humbasë financimin nga qeveria. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se në janar do të gjitha këto detyrime i mbulon qeveria”, u shpreh Edi Rama në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme