Rama kërkon ndjesë mësueseve për 7 Mars: Unë dhe raca ime s’ju ndihmon aspak

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar me medalje mirënjohje disa mësues të vendit me rastin e 7 Marsit. Ndërsa ka shprehur vlerësime për të gjithë arsimtarët. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kërkoi ndjesë për gjuhën e përdorur në seancat plenare të së enjtes.

“Çdo ditë të javës përpiqem të punoj me përkushtim, dhe të laj mëkatet e së enjtes. Të asaj dite që e prish imazhin e punës. Kërkoj ndjesë për seancat e së enjtes, që nuk janë shembuj edukimi. Puna e mësuesit has në vështirë të jashtëzakonshme. Është e qartë se kemi bërë jo pak në funksion të krijimit të kushteve për të patur në vendin tonë një sistem arsimor dinjotiz. Kur mendoj se ku kanë kaluar mësuesit tanë, siç e tha një nga mësueset që sot morën medalje, se këtë profesion e kanë ushtruar me përkushtim edhe në ditë të vështira, mendoj se ndryshimi duket”, u shpreh kryeministri Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme