Rama kritikon Kosovën për refuzimin e Mini-Schengenit

Iniciuesit e Mini-Schengenit ballkanik kanë mbajtur takimin e dytë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, sërish pa Kosovën si pjesëmarrëse. Madje në takimin e fundjavës, përveç Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në tryezë janë përfshirë edhe përfaqësues nga Mali i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina.

Përveç presidentit Hashim Thaçi, i cili është deklaruar publikisht se ka refuzuar të marrë pjesë, Qeveria në dorëheqje nuk ka dhënë një qëndrim përkitazi me këtë nismë, shkruan sot Koha Ditore.

Edi Rama ka shpërthyer në kritika ndaj udhëheqësve të Kosovës për shkak të refuzimit të pjesëmarrjes. Rama ua ka numëruar liderëve kosovarë takimet e së kaluarës, ku prezenca e Serbisë nuk ka paraqitur kurrfarë pengese për ta.

Në konferencën e përbashkët me Zoran Zaevin dhe Aleksandër Vuçiqin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një pjesë të madhe gjatë fjalës së tij ia ka kushtuar mungesës së Kosovës.

“Mos t’i shmangemi elefantit që është këtu dhe që lidhet me Kosovën. Në kujtesën time jemi takuar, jemi ulur, kemi biseduar dhe jemi dakorduar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë. Me sa kujtoj nuk më rezulton se Serbia apo Bosnja-Hercegovina e kanë njohur Kosovën, dhe kjo nuk e ka penguar Kosovën të marrë pjesë në mënyrë të barabartë dhe të dakordohet për të gjitha nismat në dokumentet e dakorduara me përfaqësuesit evropianë”, ka thënë Rama.

“Nuk ka arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk i sjell asgjë të mirë Kosovës që të vetëpërjashtohet pa asnjë arsye, në kohën e një konflikti shumë të ndezur për tarifën”, ka shtuar Rama, teksa refuzimin e Kosovës e ka krahasuar me kohën kur Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forumet rajonale.

Gazeta ka pyetur të dielën në Zyrën e kryeministrit nëse ai ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën dhe për arsyet e refuzimit, por ka munguar përgjigjja e tyre. Kanë thënë se një qëndrim mund ta japin tek të hënën. Kryeministri në dorëheqje të dielën ka shkruar në Facebook për taksën ndaj Serbisë, por nuk është marrë me takimin e Ohrit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme