Rama kritikon Kosovën se po largon ekspertët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kritikuar Kosovën se po i largon ekspertët e fushave të ndryshme, e të cilët, sipas tij, po i ndihmojnë shteteve tjera për të ecur përpara drejtë integrimeve evropiane.

Rama ka thënë se ish-drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ndihmuar shtetin shqiptar si këshilltar special që tani të tejkalojë Kosovën në këtë fushë.

Ai ka thënë se Kosova s’ia diti vlerën atij, sipas parimit “s’ka profet në shtetin e vet”.

“Mund të ua konfirmoj se tashti jemi më përpara se sa Kosova. Ishim më mbrapa sesa Kosova dhe tani është një konkurrencë e shëndetshme. Tani mund ta negociojmë me Qeverinë e Kosovës një këshillim për ta ofruar në këtë proces, duke përfshirë edhe gjurmimin e trafikut që nuk e ka Kosova që ta këshillojmë për t’ua ofruar në këtë sistem”, ka deklaruar kryeministri shqiptar.

Këto komente, Rama i bëri gjatë vizitës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku janë bërë një varg ndryshimesh, përmes të cilave është eliminuar kontakti fizik mes sipërmarrësve dhe doganierëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme