Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Francë, ku ka marrë edhe titullin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Por kjo nuk e ka penguar aspak kryeministrin, që i mbushur me energji nga çmimi i marrë, ka vendosur të bëjë një vizitë të papritur shërbimit të Urgjencës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.
Këtë kryeministri Rama e ka publikuar vetë në Facebook, ku ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me mjekët e turnit të mbrëmjes mbi kushtet dhe shërbimin e ofruar në spital.
Si gjithnjë, Rama ka preferuar batutat me mjekët, teksa një nga mjekët po fliste për kushtet dhe krevatët e rinj falë qeverisë, kryeministri ia ktheu: “Ça Rilindje, me krevatet e luftës së dytë botërore”.
Ndërkohë një nga mjekët reanimatorë u shpreh se për ata është pak më e vështirë pasi duhet të jenë shef në shtëpi.
“Çfarë shef, shef është gruaja në shtëpi”- ia ktheu Rama. /Gazeta Express/