Rama merr pushkën në dorë. E ka me Berishën, apo Gruevskin?

Kryeministri Edi Rama ka surprizuar sot me një foto nga Korça. Rama me pushkë në dorë, në krah të një burri të veshur me kostum popullor, që mban në dorë një pistoletë, ka pozuar para monumenti ‘ABC’ në muzeun e Mësonjëtores së Parë Shqipe. A është thjesht një foto, apo pas saj fshihet diçka më e thellë? Mos ndoshta kujtohet e kaluara, ku mjetet e shqiptarëve kanë qenë pushka dhe dija? Apo ky qëndrim ndryshe i kryeministrit duhet marrë si kërcënim?

Më herët Rama, pasi uroi mësuesit për 7 marsin, tha se gjuha shqipe është dhe do të mbetet një tingëllimë moderuese në Ballkan.

Ky mesazh dhe këto foto vijnë në të njëjtën ditë kur në Maqedoni disa huliganë sulmuan dhe tentuan të djegin Muzeun e alfabetit shqip në Manastir, pikërisht në 7 Mars, ditën e festës së mësuesve./dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme