‘Rama në burg’, mbyllet protesta e 84-t kundër qeverisë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar

Me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Rama në burg”, është mbyllur protesta e 84-të në Tiranë.

Pas fjalimeve para kryeministrisë protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës duke bërë thirrje qytetarëve tu bashkohen.

 Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe denoncuar keqqeverisjen, korrupsionin dhe kapjen e institucioneve.
Gjatë fjalimeve një prej protestuesve tha se pas dorëheqjes së Ramës kërkohet krijimi i një qeverie tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor, e cila do të ndërmarrë ndryshime ligjore dhe kushtetuese për garantimin e zgjedhjeve të lira.

Gjatë protestës janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë.

“Ditët e rezistencës shtohen, të qeverisë pakësohen” tha një protestues.

Ndërsa një tjetër paralajmëroi se protestat në shtator do të jenë më të fuqishme.

Pas marshimit protestuesit u rikthyen para kryeministrisë për të mbyllur edhe sot protestën me thirrjet “Nesër më shumë”, “Ju erdhi fundi”, “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerr

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme