Pas lëkundjes së fortë në Bashkinë e Fierit, ku kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve vendorë për shkak të zaptimit të hapësirave publike, Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Durrës, ku po zhvillon një tjetër takim me drejtuesit lokalë dhe deputetët e qarkut.
Ky është ndalesa e radhës në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike në qytetet bregdetare dhe jo vetëm, një fushatë që Rama e ka cilësuar si thelbësore për rregullin urban dhe përmirësimin e jetës publike.
Më herët gjatë ditës, kryeministri kritikoi ashpër administratën e Fierit për tolerimin e zaptimeve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe Durrësi të jetë në fokus të masave ndëshkuese, nëse evidentohen shkelje të ngjashme.