Sali Berisha: Ekspertët merren si rregull nga lista që ka gjykata. Edi Rama kur vjen puna për hetimet e tij të tmerrshme, do vetëm ekspertet që i cakton Fatmir Xhafa. Pas betejave të pandërprera të opozitës për të ushtruar të drejta e popullit opozitar, të drejtat kushtetuese të parlamentit. Rama dorëzon në Parlament kur de facto i ndalon opozitës komisionet hetimore. 2 vite me carter privat, ku shpenzimi shkon 22 milion euro. Këto udhëtime përbejnë vjedhjen më të madhe. Në qoftë se Edi Rama, siç mashtroi shqiptarët, nuk paska abuzuar me Isamilin e tij, me 140 udhëtime që i paska punë, ndërkohe që presidenti i SHBA në dy vite ka bërë 72 udhëtime. Ato kanë qene vakanca në vende ekzotike. Kanë qenë për në Francë rrugë për transportin e ekspozitave të dështuara të tij. Edi Rama i cili kur rreshtoi disa nga komisionet për tu shfuqizuar, nuk e përmendi komisionin McGonigal, sepse ai komision do i tregoj shqiptarëve se si Rama është marrë dy herë në pyetje, në hyrje dhe në dalje të Neë York nga punonjësit e FBI. I janë kufizuar të gjitha lëvizjet, dhe se si ai në një akt të pashembullt, presidenti i SHBA, nuk e qasi në pritjen në nder të kryeministrave