Rama në hall, i bën biografinë Agron Nezajt: Dorian Duçka ka punuar pranë meje pa pagesë

Edi Rama është në hall të madh, sepse dosja amerikane e FBI-së për të, ku ai është hetuar bashkë me mikun e tij, ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, i ka nxjerrë shumë të palara në shesh.

I ndodhur në një situatë nga e cila nuk di si të dalë dhe i frikësuar nga ajo se çfarë përmban dosja brenda saj, Edi Rama i pyetur nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta është munduar ta devijojë çështjen dhe të bëjë biografinë e ‘personit A’, Agron Nezaj, duke përdorur origjinën e tij.

 ‘Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen, nuk ka asgjë nga këto. Aty nuk përmendet kryeministri, aty thiuhet se çfarë thotë njëri dhe tjetri, dhe vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar për mos deklarim.

Fola për zotin Agron, i cili e përsëris se vjen nga lëvizja demokratike, shok i të ndjerit, Azem Hajdari, fis i Besnik Mustafajt, dhe njerëz të nderuar pa dyshim.

Përsa i përket personit tjetër ka qenë zv/ministër i energjetikës në koalicionin e 2013 dhe më pas ka punuar pranë meje, pa pagesë’, tha Edi Rama i pyetur nga SYRI TV, pas takimit që pati në selinë e PS-së me drejtuesit e partisë së tij në qarqe.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme