Rama në Himarë, batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli! E more buqetën e luleve si…

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha se puna do të vijojë edhe pas fushatës.


Gjithashtu foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave, ndërsa bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo.

“Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më”, tha Rama.

Rama: Ne do të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi, të shtyjmë përpara dhe gjëja më e mirë në këtë terrtitor ka rënë një qetëso dhe ndihet një energji pozitive.

Pas mbylljes së fushatës, të fokusohemi te punët që duhet të vazhdojmë në këtë territor. Kemi mbyllur një pjesë të çështjes së pronësisë me shtëpitë e vjetra, por e di shumë mirë që puna vazhdon me pjesë të tjera që kanë të bëjnë me pronësinë.

Kemi folur me Vagjelin për qendrën e Himarës. Nuk e ka një qendër, ka një tmerr aty. Kemi folur për parkingun e madh nëntoksor te Stadiumi. Do të bëjmë një gjë spektakolare me parkingun. Kemi folur për Borshin, për zonat e tjera. Dhërmiu do të jetë komplet tjetër falë punës së Mirelës dhe Vangjelit, janë të dy gjirokastritë.

Akoma jemi në fillim të majit dhe jam i bindur se sezoni do të jetë fantastik.

Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe buqetën me lule e more si ata të Serenatave. Se je edhe qejfli ti Vangjel, po hajde më. Ju falënderoj shumë, shumë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme