Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas konferencës së Presidentit maqedonas, Ivanov, i cili tha se nuk do ta mandatonte Zaevin për kryeministër, për shkak të platformës mbi gjuhën shqipe.
Rama i thotë Ivanovit se pa shqiptarët nuk ka Maqedoni.
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, shkruan Rama në “Facebook”.