Rama për Greqinë: Nesër do t’u kthej përgjigje, iku koha kur na tregonin arat

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ironizoi Athinën zyrtare se “Akropoli mbahet në këmbë nga shqiptarët”.

Një komentues i ka shkruar Ramës në Facebook për këtë çështje, ndërsa Kryeministri i është përgjigjur duke thënë se reagimeve të Ministrisë së Jashtme Greke do t’u kthejë përgjigje në seancën e nesërme parlamentare.

“Nesër ne kuvend do ta marrin përgjigjen time per sa kane thene keto dite, fqinjet tane te vjeter e te dashur , me te cilet duhet dhe duam te kemi marredhenie te shkelqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjeter te jemi te hapur, te vertete e te barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme