Rama përdori zyrtarin e lartë të FBI për të dërguar informacione në DASH kundër rivalëve të tij politikë

Ish-zyrtari i lartë të FBI, Charles McGonigal rezulton se ishte njeriu që kryeministri Edi Rama përdorte në SHBA, për të dërguar në Departamentin e Shtetit informacione kundër rivalëve të tij politikë.

Syri Televizion ka siguruar dosjen e plotë të akuzës që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj McGonigal, ku veç pagesave dhe lidhjeve dhe kontakteve me kryeministrin, tregohet edhe një rast se si ish-zyrtari i FBI-së është përdorur nga qeveria shqiptare për të dërguar informacione të përpunuara nga zyra e kryeministrit në Tiranë, për të goditur rivalët e tij politikë.

 Sipas këtij dokumenti, në dhjetor të vitit 2017, McGonigal kishte marrë informacione nga Dorian Duçka mbi një lobist me shtetësi amerikane, i cili vepronte për llogari të Partisë Demokratike, e ky person duhej raportuar së bashku me zyrtarët shqiptarë për të cilët lobonte. E sipas dokumentit, pas një takimi që McGonigal kishte me kryeministrin shqiptar në Nju Jork, serviri dokumentet e prodhuara nga zyra e kryeministrisë në Shqipëri, mbi të cilat duhet të niste një hetim.

McGonigal kishte marrë informacion nga Personi B (Dorian Duçka) për lobistin qytetar amerikan. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, D.C me personin A (Agron Neza) dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare, dhe darkoi në qytetin e Nju Jorkut me Personin A (Agron Neza) dhe kryeministrin.

Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin qytetar amerikan që e kishte origjinën nga Personi A dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI në Nju Jork të nesërmen.

Më 22 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacion në lidhje me lobistin e shtetasit amerikan nga Personi A (Agron Neza) dhe ai ia përcolli informacionin një zyrtari tjetër të FBI në Nju Jork, i cili ishte punonjësi i tij në vartësi. Personi A (Agron Neza) kishte marrë informacione nga zyra e kryeministrit shqiptar.

Më 26 shkurt 2018, FBI-Nju Jork hapi zyrtarisht një hetim penal të fokusuar në lobistin qytetar amerikan me kërkesë të të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij.

Personi A (Agron Neza) u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit.

Personi B (Dorian Duçka) më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-Nju Jork dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë, ndër të tjera, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit.

Sipas të dhënave nga dosja e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, këto ndërhyrje të McGonigal në Departamentin e Shtetit vinin fill pasi ai kishte kryer 4 udhëtime në Shqipëri dhe takimeve intensive me kryeministrin shqiptar dhe zyrtarëve të tjerë në vendin tonë, ku ai ka marrë pagesë 250 mijë dollarë të padeklaruara.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme