Rama: Politikanë dhe autorë kronikash të paguara sulmojnë qeverinë


Edi Rama ka dalë si çdo të dielë në komunikimin e javes. Ka folur fort dhe egër ndaj një pjese të shoqërisë civile e cila po manipulon, sipas kryeministrit, publikun me protestën e çadrës dhe të grevës së Zharrëzes.

Ja se ç’tha, ndër të tjera, Rama:

Që kjo qeveri është e para që vendos rregull dhe shtet mund ta vënë në diskutim sot vetëm të paditurit e veshur me kostum. Këta janë politikanë të stërvitur për të manipuluar njerëz të dëshpëruar e autorë kronikash që marrin shpërblime të majme për të gjuajtur me pagesë. Janë aktivistë të kamur të pseudoshoqërisë civile që shfaqen mes njerëzve.

Sot të gjithë këta pelivanë janë rreshtuar në krah të banorëve të Zharrzës për t’i nxitur kundër qeverisë. Disa prej tyre që ëndërrojnë rrëzimin e qeverisë u kishin bërë gati një çadër të ardhurve nga Zharrza. E vetmja forcë në krah të banorëve të këtij vendi që punon për ta është kjo qeveri. Është kjo qeveri që ka prerë plot lidhje kriminale mes puseve të naftës dhe politikës. Problemin e Zharrzës dhe probleme të ngjashme nuk mund t’i zgjidhin ata që i kanë krijuar”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme