Rama publikon pamjet e shpërthimit të resortit të ish-kreut të inspektorëve të mbrojtjes së territorit! E ndërtoi pa leje në Kepin e Rodonit

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamjet nga shpërthimi me tritol i resortit të ish-kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, i cili e kishte ndërtuar atë pa leje në zonën e Kepit të Rodonit në kohën që drejtonte IMT-në.


Rama shprehet se u vendos rendi ligjor për një abuzues që kishte marrë peng territorin, dhe që tashmë i është dorëzuar drejtësisë.

Rama i është përgjigjur edhe kritikave se ndërhyrjet për objektet pa leje janë bërë vetëm në Theth, ku thotë se “puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme”.

“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, ka shkruar kryeministri.

Nga verifikimet rezulton se resorti turistik ishte ndërtuar pa leje në një sipërfaqe prej 5,600 metrash katrorë. Brenda kompleksit ndodheshin:
• Dhoma hoteli

• 11 garsionera

• Një pishinë

• Ambient sportiv

• Restorant

Ndërtimi kishte nisur në vitin 2018, gjatë kohës kur Ardian Halili drejtonte IMT-në e Durrësit, funksion që e mbajti deri në vitin 2021. Operacioni i prishjes vjen pas hetimeve të nisura ndaj Halilit, për shkelje të ligjit në përdorimin e funksionit publik dhe ndërtim pa leje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme