I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi fort kuksianet do të paguajnë, por se sa do të jetë shifra kjo do të dali nga llogaritë.
Kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë sot qytetarëve të Kukësit se nuk do të shpëtojnë nga tarifa për ‘Rrugën e Kombit’.
“Fjala fare nuk ekziston, se sa do të paguajnë do të dali nga llogaritë. Dëshira ime është që ata të mos paguajnë asgjë, por kjo nuk ndodh”, tha Rama.
Kryeministri Rama nuk i dha përgjigje shqetësimit se në çdo vend të botës ekzistojnë rrugë dytësore për banorët që nuk duan të paguajnë për autostradën, as për diskriminimin se kuksianët, ndryshe nga qytetarët e Tiranës, Korçës, Shkodrës etj, do të duhet të paguajnë për të hyrë në shtëpinë e tyre