Rama sheh veten i pikturuar si basketbollist në palestrën e Tepelenës

E mbani mend palestrën e famshme nga një shkollë e mesme në Tepelenë ku kryeministri Edi Rama ishte pikturuar si basketbollist? Ideja kishte qenë e kryebashkiakut Tërmet Peçit.

Rreth një vit më pas është vetë kryeministri Edi Rama i cili sheh veten të pikturuar në muret e palestrës. Në të njëjtin vend kreu i qeverisë zhvilloi sot një takim me drejtorët dhe prezantoi projektet për zhvillimin e turizmit.

Në rininë e tij kryeministri Edi Rama ka luajtur basketboll dhe kjo është parë nga ideatorët tepelenas si një formë shpërblimi për kreun e qeverisë për rikonstruksionin e gjimnazit të qytetit.

rama-piktur-696x393

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme