Rama: Teatri njësoj si sheshi Skënderbej, ata që e kundërshtojnë sot, do të gëzojnë nesër

Kryeministri Edi Rama deklaron se godina e re e teatrit Kombëtar do të ketë të njëjtin sukses sikurse Sheshi Skënderbej apo stadiumi kombëtar që po bëhet gati me shpejtësi për të mikpritur ndeshjet e kombëtares sonë

I pranishëm në ceremoninë e falënderimit për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018, Rama tha se një skuadër e ngjashme me ekspertët më të mirë danezë po punon për projektin e teatrit të ri. Ai e cilësoi projektin për teatrin si një nga projektet thellësisht transformues.

“Një skuadër të ngjashme, një skuadër kombëtare me emigrantë nga bashkimi Europian kemi ngritur edhe për teatrin e ri kombëtar. Por në rast të teatrit nuk janë belgë, janë danezë dhe jam i bindur që edhe projekti i teatrit siç i takon një projekti transformues që është me të vërtetë thellësisht transformues dhe që nuk mund të kalojë përmes kundërshtive, përmes reagimeve, përmes mallkimeve, përmes përbetimeve do të jetë në fund një sukses njësoj si ky i sheshit “Skënderbej”, njësoj si ai i stadiumit të ri kombëtar ku skuadrën e kemi me emigrantë italianë”, deklaroi Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se sikurse ndodhi me ata që kundërshtuan në fillim projektin për sheshin Skënderbej, edhe ata që kundërshtojnë tani teatrin e ri, në fund të gjithë do të gëzojnë nga rezultati pozitiv.

“Patjetër si për sheshin, si për stadiumin edhe për teatrin të gjithë ata që e kundërshtojnë sot do të gëzojnë nesër. Ne me shumë dashamirësi nuk do ua kujtojmë asnjëherë që ata ishin kundër. Përkundrazi, do t’i falënderojmë gjithmonë siç unë shumë sinqerisht i falënderoj edhe ata që na kanë qenë kundërshtarë të betuar për sheshin sepse pa gjithë ato kundërshti, pa gjithë ato akuza, pa gjithë ato akuza, pa gjithë atë shpifje, pa gjithë atë baltë, pa gjithë ato mallkime mbase nuk do ta pasur sot kokën më të forta se çe kisha kur e nisëm projektin e sheshit ‘Skënderbej’”, u shpreh Rama

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme