Rama tërheq padinë e ngritur kundër gazetës prestigjioze gjermane “Bild”

Martin Henze, eksperti gjerman në CSU, parti qeverisëse në Gjermani deklaron se kryeministri Edi Rama e ka tërhequr padinë e ngritur kundër gazetës gjermane “Bild”, e cila disa muaj më parë nxori në dritë skandalet me manipulimin dhe shitblerjen e votave në zgjedhjet e 2017 në Shqipëri.

Eksperti Henze thekson se gjykata gjermane e ka shprehur qartë që gazeta “Bild” ka vepruar korrekt, siç duhet.

Në vijim postimi i plotë i Martin Henze në Twitter

Rama ka tërhequr padinë kundër Bild: Qeveria mafioze, manipulimi i zgjedhjeve nga, dhe për dijeni të “organizatës” Rama… Gjykata gjermane e ka shprehur qartë që Bild ka vepruar korrekt, siç duhet. Rama e ka pranuar fajin dhe u largua nga Gjermania si qen me bisht ndër shalë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme