Rama u vu në dijeni më parë nga surpriza e pakëndshme e Merkel

 

Përfaqësuesi i grupit parlamentar më të madh të Bundestagut gjerman CDU, Gunther Krischbaum, theksoi se kryeministri Edi Rama është vënë në dijeni më parë për të gjithë faktorët dhe pritshmëritë që ndikojnë në qëndrimin e Gjermanisë për të mos hapur negociatat me Shqipërinë për në BE.

Por Krischbaum nuk pranoi të ndajë detaje të takimit të tij me kryeministrin shqiptar, me argumentimin se do të cënonte privatësinë dhe mirëbesimin e këtij takimi. Sa i përket vizitës së Ramës që do të bëjë të hënën në Gjermani ku do takohet me kancelaren Merkel, deputeti i CDU shtoi se kjo është thjesht një rastësi dhe nuk ka të bëjë me praninë e tij në Tiranë

“Lidhur me pyetjen tuaj, është një rastësi që kryeministri juaj javën e ardhshme do të jetë në Berlin. Këtë javë ka qenë Ministri Bushati. Kjo tregon se ne po zhvillojmë një dialog konstruktiv. Prandaj do të thoja se është thjesht rastësi. Takimi është zhvilluar në një atmosferë mirëbesimi dhe nuk mund ta cënoj këtë besim reciprok. Por padyshim që folëm për pritshmërinë që kemi ne. Sigurisht që përpara se të flas në konferencë do të vë në dijeni kryeministrin. Unë e kuptoj atë se edhe ai kështu mendon. E rëndësishme është që në progres raportin e ardhshëm, të punojmë në mënyrë që të ecim në menyrë të vendosur drejt BE. Unë besoj se qeveria, e meriton mbështetjen e gjithë pjesëmarrësve kur ecën në atë drejtim. Unë dëshiroj të them se është arritur shumë. Se kur do t’i presim rekomandimet pozitive, kjo nuk varet nga grupi parlamentar i CDU. Sigurisht që unë nuk mund të fsheh zhgënjimet, por unë mund të them se cilat janë pritshmëritë. Unë e kam fjalën këtu që reformat të mos jenë vetëm në letër, por të kenë afat. E gjithë kjo kohë deri në pranverën e 2018 duhet të shfrytëzohet.” theksoi në fjalën e tij deputeti /Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme