Sot Shqipëria shënon 16 vite në NATO, një arritje madhore në historinë e kombit shqiptar.
Ndërkohë, 12 vitet e qeverisjes së Edi Ramës nuk kanë shënuar asnjë përparim në rrugën e integrimit të vendit.
Megjithatë, duket se në një pikë, Edi Rama udhëheq ndaj drejtuesve të tjerë të NATO-s.
Opinionisti i njohur amerikan, Live Monitor, shkruan në rrjetin social se Rama mban në dorë një orë me vlerë 1.4 milionë dollarë.
“Udhëheqësit e NATO-s dhe orët e tyre…. Pra, më tregoni se si lideri socialist i Shqipërisë, i cili fiton më pak se 200 mijë dollarë në vit, përballon 1.4 milionë dollarë orë?”, shkruan ai në platformën “X”.
Ora në fjalë është prodhuar nga argjendaria Pirro.
Live Monitor nuk sqaron nëse Rama e ka blerë orën.
Por një komentues thekson se ora në fjalë është një markë shqiptare dhe nuk dihet nëse Rama ka paguar apo e mban atë për t’i bërë reklamë markës.
© SYRI.net