Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Financave, që t’i disbursojë 8.5 milionë euro biznesmenit të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri.
Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Ermal Beqiri defakto është prestonome i interesave të Ramës, ndërsa theksoi se ka përvetësuar para për interesa të familjes së kryeministrit.
“Në kërkim që nga dhjetori i vitit të kaluar, i arrestuar së fundmi në Francë, Ermal Beqiri defakto përfaqësues kryesor i familjes Rama në AKSHI-n e Lindave vazhdon të paguhet me miliona euro, pavarësisht se ky kriminel ka përvetësuar qindra miliona euro në favor të familjes Rama. Së fundmi Rama urdhëroi ministrin e Financave ti disbursojë 8.5 mln euro për ti dëshmuar Beqirit se nuk ka vepër penale, se nuk ka urdhër arresti, apo urdhër ekstradimi.Kompania e Ermal Biqirt, që defakto është prestonome i interesave të Ramës dhe kompanisë së Frangut, vazhdon të paguhet me miliona euro”,tha Berisha.
Berisha deklaroi se kompania e Ermal Beqiri është një kompani e sekuestruar dhe nuk mund të marrë asnjë qindarkë.
“Asnjë qindarkë nuk duhet të marrë ky kështjellari i Ramës”, deklaroi kreu i PD.
The post “Rama urdhëroi t’i disbursohen 8.5 mln euro Ermal Beqirit”- Denoncimi i Berishës: Ka përvetësuar qindra miliona euro në favor të familjes së kryeministrit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



