Kryeministri Edi Rama e pranon për herë të parë se ai po vuan nga një sëmundje. Ka qenë një takim për punësimin, ku kryeministri ka kërkuar solidaritet nga të rinjtë për shkak se ai vuan nga dhimbja e këmbës.
Edi Rama: “Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë”.
Nuk kanë munguar batutat në takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me të punësuar në një ndërmarrje në Tiranë.
Në nisje të takimit, Rama ka shkëmbyer batuta me vajzat dhe djemtë e punësuar aty, duke i kërkuar si nisën punë dhe sa e kanë rrogën. Ka qenë ky moment që kryeministri ka pranuar se vuan nga hernia fiskale.
Edi Rama:
“Sa e keni rrogën?”
Vajza:
“Tani, kjo është pak personale”
Edi Rama:
“Pse është sekret?”
Vajza:
“Po tani, le ta thonë personat përgjegjës”.
Rama:
“Sa e ka?
Përgjigjet një nga përfaqësuesit: 700 mijë,
Edi Rama:
“A prandaj nuk e thotë se merr 700 mijë”.
Edi Rama:
“Hajde ti me këmishë si puna ime jashtë pantallonave, kur isha pa këtë hernien fiskale”
Edi Rama:
“Po ky sa e ka rrogën?
Djali:
“Unë 540”.
Edi Rama:
“Mirë, s’qenke keq”