Rama zmbrapset pas reagimeve: Presidentin mbarëkombëtar vetëm e imagjinova

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë që ka shkaktuar shumë debate.
Rama në një intervistë për Top Channel tha se ajo që deklaroi atë ditë ishte vetëm imagjinatë, por sipas tij e njëjta u shkëput nga konteksti.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.

Ndaj Ramës, për Presidentin Gjithëkombëtar reagoi edhe Brukseli. Komisioni Evropian është shprehur se deklarata e Ramës nuk ndihmon për raporte të mira mes dy vendeve dhe një fqinjësi të mirë, dhe se mund të interpretohet si një ndërhyrje ekonomike.

“Nxisim vendet të punojmë për përmbushjen e reformave. Ne mbështesim pajtimin e vendeve të Ballkanit”- është shprehur Catherine Ray, zëdhënësja e Komisionit Evropian.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme