Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës.
Gjykata Penale i ka ulur masën e kujdesit ish-ushtarit të UÇK-së. Nga paraburgimi ekstradues, Ramadani kaloi në arrest shtëpie në një adresë në Shkup.
Ramadani me një status në Facebook i falënderoi të gjithë ata që punuan për lirimim e tij.
“Dua që ti përshëndes të gjithë bashkëluftëtarët e mi, bashkëkombasit e mi, vëllezërit të pushkës e gjakut ,këtu në Maqedoninë e Veriut e gjithandej ku ka Shqiptarë, që treguan interesim dhe kujdes për situatën time.
Jam mirë, rehat e shëndosh!
Ju përshëndes nga Çairi i Shkupit,
Me respekt,i juaji
Blerim Ramadani”, shkruan Blerim Ramadani.