Ramadani: Vëllezërit e mi po mbahen në burg për krimin që është kryer nga njerëzit e politikës

Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të cilët janë të akuzuar për rastin ‘’Kiçina’’, thotë se vëllezërit e tij po mbahen në burg për një vepër që është kryer nga njerëzit e politikës, të cilët po mundohen ta mbulojnë krimin e tyre.

Ramadani thotë se para disa muajve dëshmitari Shpresim Uka ka rrëfyer se familja Hajra nuk është vrarë për shkak të kaluarës, ku kryefamiljari Hamëz Hajra akuzohej për bashkëpunim me Serbinë, por për 70 mijë marka të cilat i kishte dhënë Ferat Shala për t’u vrarë kjo familje. Për këtë detaj, Ramadani ka thënë se egziston një incizim.

Vëllezërit Ramadani dhe Kiçina akuzohen se në vitin 2001 në Drenas kishin vrarë Hamës Hajrën bashkë me familjen e tij.

 Ja shkrimi i plotë i Faton Ramadanit:

Ne shtetin qe nuk ka drejtesi,nuk eshte shtet funksional

Vellezerit Ramadani e Kiçina po mbahen qe 14 vite ne burg per nje veper te kryer nga njerezit me ndikim ne politiken kosovare,ata njerez te fuqishem mbuluan krimin e tyre duke vënë fajin e tyre personave te pafajshem dhe duke penguar çdo rigjykim te mundshem.

Para disa muajve deshmitari Shpresim Uka rrefen se ajo familje nuk eshte vrare per shkak te se kalueres se Hamze Hajres si sherbetor i Serbise,Familja Hajra u vra per 70 mije marka te cilat i kishte dhene Ferat Shala per t’u vra ajo familje,per kete detaj ekziston nje incizim i deshmitarit Sh.U. duke rrefyer detaje shum interesante edhe deri te lidhja me Fadil Syleviqin-personin i cili montoi burgun vellezerve Ramadani e Kiçina per ti mbuluar kryesit e vertete te krimit.

Kete incizim Eulex e ka marr me urdher bastisje dhe pas nje kohe ishte marr si prove,por Ferat Shala si shef i larte i SHIK-ut dhe zevendes minister i Ambientit ne vend qe te jap doreheqje per ta lene drejtesine ta hetoj si person te thjeshte ai u ngrit dhe u be ushtrues detyre i Ministrit per Ambient.

Ne si familje kete ngritje te ketij personi ne pozita me te larta nga qeveria e kemi pare si kercenim ndaj drejtesise,sepse organet hetuese te Eulexit do kene frike ta arrestojne nje person kaq te fuqishem duke marrur parasysh se akuza per vrasje me qellim,organizim dhe montim te komplotit eshte akuze e rende dhe per kete veper persona pa faj mbajne burg. Kjo qeveri ne vend se ta shkarkoj kete te dyshuar per vrasjen e asaj familjeje,perkundrazi ate vetem e fuqizuan me pushtet qe te mos mund te guxoj Eulexi ta arrestoj.

Eulexi nese ka frike te veproj ne baze te provave dhe hetimeve per te arrestuar Personat qe kryen ate krim,atehere te pakten le t’i liroj personat e pa fajshem dhe ta mbyllin ate krim pa mbulu krimin me djem te pa fajshum.

Vellezerit Ramadani u burgosen te eleminohen nga liria per krimin e njerezve te fuqishem.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme