Ramë Buja dorëzon letër dorëheqjen në PDK!

Ish-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka nisur të mbahet rreth një orë më parë ka dorëzuar një letër dorëheqje për largimin e tij nga kryesia e kësaj partie.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda PDK-së.

Ndërkohë “Gazeta Blic” ka bërë përpjeke që të kontaktojë me ish-ministrin Buja lidhur me këtë çështje, por kontakti më të ka qenë gati i pamundur pasi që ai nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Mirëpo gjatë ditës së djeshme ai nuk ka qenë në gjendje që ta mohoi një gjë të tillë pasi që është pyetur se a do të largohet nga kryesia e PDK-së.

Unë në momentin që vendosë ta bëjë këtë gjë, unë do ta bëjë publike, por nuk e di se si ka dale në opinion, ta shohim më vonë të lutem“ – është shprehur Buja.

Ndryshe, Buja në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 11 qershor nuk ishte përfshirë në listën zgjedhore të PDK-së.

Buja, dyshohet se e kishte keqpërdorur pozitën prej ministrit në MASHT. Seana e parë gjyqësore ndaj tij ishte mbajtur më 7 mars të këtij viti./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme