Ramiqi: Nënë Tereza ka bërë shumë të këqija për njerëzimin

Kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu (LISBA), Fuad Ramiqi, ka refuzuar ta quaj Nënën Tereza si Shën Tereza, dukë thënë se një gjë e tillë është kundër besimeve të tij si mysliman.

Duke diskutuar për veprën e saj në emisionin Info Magazina të Klan Kosova, Ramiqi ka thënë se e vlerëson aspektin humanitar të Shën Terezës, porse sipas tij, ajo ka bërë edhe shumë të këqija për njerëzimin.

Ai gjatë tërë kohës i është referuar Shën Terezës si Gonxhe Bojaxhiu.

“Unë si musliman nuk mund të shenjtëroj dikën, sepse është kundër Islamit,” ka thënë ai.

I pyetur nëse është krenar për Shën Terezën, ai ka thënë se ajo ka bërë mirë me veprat e saj humaniste, por “unë kam informacion që ajo ka bëre edhe shumë të këqija për njerëzimin.”

Ramiqi po ashtu i ka dalë në mbrojtje imamit Shefqet Krasniqi, i cili të hënën u akuzua nga Prokuroria Speciale e Kosovës për nxitje të urrejtjes dhe shmangie të tatimit.

Sipas Ramiqit, aktakuza e prokurorisë është e pabazuar dhe se ky institucion nuk mund të kontestojë Krasnqin

“Kur është në pyetje dija e tij, besoj se nuk kanë mundësi që ta vlerësojnë”, ka thënë Ramiqi duke iu referuar aktakuzës së prokurorisë, që thotë se Krasniqi ka barë interpretim “të vrazhdë të ajeteve uranore”.

“Dija e Shefqet Krasniqit dhe ligjëratat për Islam në asnjë mënyrë nuk kanë qenë nxitje dhe nuk mund të jenë nxitje se ai besohet në interpretime të mirëfillta,” ka thënë ai në emisonin Info Magazina në Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme