Ramiz Kelmendi flet për akuzën për vjedhje të rrymës: Pas 7 vjetëve mora vesh se jam i akuzuar

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, kundërshtoi akuzat e ngritura nga Prokuroria për vjedhje të rrymës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Kelmendit, pronar i kompanisë “ETC” pasi gjatë një kontrolle të bërë nga punëtorët e KEK-ut në kompaninë “Elkos” në vitin 2011, është vërejtur se “me qëllim të vjedhjes e ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar energjinë elektrike”.

Por Kelmendi, tha për KALLXO.com se për kohën pë rtë cilën flitet për aktakuzë, ai nuk ka pasur përgjegjësi ndaj kompanisë.

“Ky është proces faktikisht jo në rregull, për arsye se vendi kur ka ndodhë në vitin 2011 kur unë kam qenë deputet dhe si deputet jam i liruar nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë ekzekutive në kompani”, tha Kelmendi.

Ish Zëvendës Kryeministri i Kosovës shtoi se “personat përgjegjës për objektin janë të regjistruar në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë dhe e kanë emrin dhe mbiemrin dhe janë përgjegjës për ndodhitë që ndodhin në objektin e tyre, pa marrë parasysh se çka ka ndodhë”.

“Unë pas 7 vjete kam marrë vesh se jam i akuzuar dhe i ftuar drejtpërdrejt në gjykatë, pa e ditë që jam akuzuar fare as nuk më ka thirrë prokurori, edhe pse vet prokurori thotë që është jo ligjore ndaj jush për arsye se ju jeni pronar dhe jo person përgjegjës”, tha Ramiz Kelmendi.

Ai tha se nuk do të angazhojë fare avokatë për ta mbrojtur rastin ndaj tij meqë, siç u shpreh, ligji i ka mundësuar lirimin prej përgjegjësive të firmës.

“Nëse kishte me dalë se unë si pronar e kam detyruar dikë ta bëj një veprim të tillë atëherë sigurisht se përgjegjësia bie mbi mua, si dhe nëse unë në vitin 2011 i kam paguar 700.000 euro tatim fitim shtetit nuk kam arsye t’i zvogëloj shpenzimet kur shpenzimet gjithmonë janë zbritur nga fitimi”, tha ai.

“Nuk kam kurrfarë arsye të bëj veprime të tilla”, nënvizoi Kelmendi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme