Ramiz Kelmendi i përgjigjet PDK-së!

Zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi ka reaguar pas deklaratave të nënkryetarit të partisë së PDK-së Memli Krasniqi, i cili e ka akuzuar njeriun e dytë të Qeverisë, për bizneset dhe lidhjet e tij me shtetin serb.

Kelmendi në një deklaratë të dhënë për GazetenBlic i ka hedhur poshtë akuzat e Krasniqit.

Ai tha se pasuria e tij nuk ka të bëje aspak  me shtetin serb.

“ Unë kur kam aderuar në PDK isha njeri i suksesshëm i biznesit, isha mbështetës i prodhimeve vendore e veçanarishte atyre bujqësore”, tregon Kelemendi.

Zëvendësi i Isa Mustafës, tregon pse ata mund të jenë të irrituar ndaj tij.

“ Ndoshta kalimi im nga PDK në LDK i ka irrituar ata mirëpo nuk kam çfarë ti bëjë” u shpreh Kelemendi.

Ndryshe, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur ashpër për Kelemendin.

“Ramiz Kelmendi është një parashutist politik, deklaratat e të cilit asnjëherë nuk meritojnë të merren seriozisht. Nuk mund të merret seriozisht njeriu që krejt pasurinë e tij e ka krijuar dukë bërë biznes me Serbinë, në dëm të ekonomisë së Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Tash e sa kohë kanë filluar përplasjet ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës. Analistët politike dhe partitë opozitare këto përplasje po i shohin si një sinjal për zgjedhje të parakohshme parlamentare./ Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme