Ramiz Kelmendi merr pjesë sot në seancën për Demarkacionin!

Deputeti nga rradhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili dje refuzoi të marrë pjesë në seancën ku pritej të hidhej në votim ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, sot do të jetë pjesë e seancës.
Të paktën kështu ka paralajmëruar kryeministri Haradinaj mbrëmë, që deputeti Kelmendi do të marrë pjesë sot në seancën ku do të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit, raporton lajmi.net.

Lajmi.net ka tentuar të marr edhe një përgjigje nga vet deputeti Kelmendi, mirëpo ky i fundit nuk ka hapur telefonin për ta konfirmuar një gjë të tillë.

Ndryshe, Kelmendi ishte deklaruar kundër marrëveshjes së Demarkacionit, pasi që siç thoshte ai, kishte marrë kërcënime të shumta se nëse do të bënte një gjë të tillë do t’i rrezikohej siguria personale dhe e familjes së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme