Ramiz Kelmendi: Nëse shfuqizohet Gjykata Speciale, ndërkombëtarët do të na njohin si të pabesë! (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka qenë i ftuem në Ditë Mbas Dite në Rrokum TV. Ai ka folë për çashtje ekonomike në Kosove dhe tema tjera aktuale politike.

Simbas Kelmendit, nuk asht ministri qe duhet në të gjitha rastet me vendos për çashtjet ekonomike.

“Qeveria mundet me subvencionue diçka, mundet me lehtesue ne menyra te ndryshme, por ajo (Qeveria) duhet me i mbajte larg duert nga akterët politikë”, thekson Kelmendi.

Pronari i Grupit Elkos, Kelmendi, nder te tjera ka thane se në Qeverine Haradinaj, simbas tij, nuk ka me u prite me pase rritje ekonomike ne 4 perqind.

“Kjo, sepse ka seleksionim dhe jo paanshmëni”, shprehet ai, perkunder siç tha ai, “vullnetit per ndryshim dhe zhvillim”.

Ma tej, tue fole per Gjykaten Speciale, deputeti Kelmendi, thote se, çdo vendim duhet te merret ne pajtim me bashkesine nderkombetare, shkruen Rrokum.TV

“Ne te kundert, i bjen qe je i pabesë, ndersa shqiptaret njihen per mbajtjen e beses”, thote Kelmendi.

Deputeti i LDK’s shprehet se Kosova duhet me qenë shtet demokratik.

“Nderkombetaret po punojne qe Kosova te jetë shtet demokratik, prandaj nuk asht mire qe deputetët me i bllokue proceset”, thekson Kelmendi.

Me Kelmendin u bisedue edhe per çashtjen e Demarkacionit.

“Qeveria e kalueme u rrxue n’emen te nji kauze, te cilen tash duen me votue”, shprehet Kelmendi, prandaj thote ai, kjo çashtje duhet me u zgjidhe, por siç thote ai, “kjo ka nji kosto”./Rrokum.TV

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme