Ramiz Kelmendi nuk e voton demarkacionin

Pretendimet e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, se deputetët e kësaj partie do të jenë unik me votën “pro” demarkacionit, i ka hedhur poshtë Ramiz Kelmendi deputet i kësaj partie. Ky i fundit ka vendosur që të mos e votojë këtë marrëveshje, madje ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë as në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion.

Një gjë të tillë Kelmendi e ka bërë të ditur mbrëmë në emisionin “DPT të Fidani”, ku tha se ka pasur edhe kërcënime në familje nëse ai e voton këtë marrëveshje.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes. I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”,tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tuitje Kelmendi ka shtuar se në seancën e sotme të Kuvendit, për Demarkacionin, ai nuk do të marrë pjesë.

“Nuk do të marr pjesë në seancën e nesërme, për arsye shëndetësore”, ka thënë Kelmendi, në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.
“Kam tretman shëndetësor, në kohën kur fillon seanca”, është shprehur ai.

“Gazeta Blic” një ditë më parë kishte raportuar se Kelmendi nuk do ta votoj marrëveshjen në fjalë.

Vetëm disa minuta më vonë pas raportimit, kishte reaguar shefi i GP të LDK-së duke thënë se 27 deputetët e kësaj partie do të votojnë demarkacionin.

Seanca për demarkacionin është planifikuar të mbahet nga ora 16:00. Për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion nevojiten 80 vota, derisa koalicioni qeverisës pretendon se i ka të sigurta ato. /Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme