Ramiz Lladrovci akuzohet se bleu produkte serbe për ngrohje në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci po akuzohet se po përdor produkte serbe për nevoja të Komunës.

Nëpërmjet Facebookut, ish-asambleisti i kësaj komune Xhavit Drenori ka paralajmëruar debat për këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit nga asambleistët nga radhët e Vizionit për Drenasin.

Sipas Drenorit, Për ngrohje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, Komuna e Drenasit ka blerë pelet nga Serbia.

Ndaj produkteve serbe dhe boshnjake muajin e kaluar Qeveria e Kosovës vendosi takë 100 për qind.

Shkrimi i plotë i Drenorit në Facebook:

Turp

Me ble produkte serbe me para të buxhetit komunal (para të mbledhura nga taksapagues të komunës sonë), ndërkohë që para disa jave kryetari Lladrovci krenohej se po i konfiskojnë mallrat/produktet serbe nga marketet në komunën e Drenasit, më të vërtetë kjo punë nuk don koment!

Për ngrohje në QKMF në Drenas, komuna jonë paska ble pelet nga Serbia.

Këtë n’a konfirmuan në kushte anonimiteti nga QKMF-ja.

Në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal, asamblistët nga radhet e VIZIONIT PËR DRENASIN do të kërkojnë debat rreth kësaj çështje./sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme