Ramiz Lladrovci bën një gjest të madh ( FOTO)

I sapo zgjedhuri, kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci vetëm një ditë pasi që i kishte fituar zgjedhjet, i ka shkuar për vizitë qytetarës Shahe Franca, e cila gjatë ditës së djeshm kishte dalë nga spitali për të votuar, përcjell GazetaBlic.

Lladrovci përmes faqes së tij zyrtare në facebook e ka bërë të ditur një gjë të tillë.

Ky është shkrimi i tij i plotë :

Dalja në zgjedhje e qytetares Shahe Franca, dje, për të shprehur vullnetin dhe respektin ndaj kandidaturës time, edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore, është dëshmi se qytetari e di për kë voton dhe çka pret prej tij.

Sot, unë, me bashkëshorten, i shpreha Nënës Shahe falënderimin tim të thellë ndaj vullnetit të saj, sepse veprimi i saj, më dha shtytje dhe shtoi vendosmërinë time për të realizuar sa më parë premtimet e mia elektorale, në dobi të qytetarit dhe nevojave të tij. Faleminderit!/GazetaBlic.com/

 

15621948_10210044003730666_7806726512420464980_n

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme