Ramiz Lladrovci e feston me Haradinajn vendimin për ndërtimin e stadiumit në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar qeverinë dhe Kryeministrin e Kosovës për vendimin që stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.

Lladrovci gëzimin për këtë lajm e ka ndarë bashkë me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

Ky është postimi i Ramiz Lladrovcit:

Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga Z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.

Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.

Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.

Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme