Ramiz Lladrovci ka një mesazh për Vitin e Ri

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të motmoteve.
Lladrovci me anë të një adresimi të tij, ka thënë se viti 2017-të ishte vit i sukseseeve dhe arritjeve të synimeve të përbashkëta me qytetarët e kësaj komune, njofton Klan Kosova.

”Viti që kaluam, pa dyshim që ishte vit i sukseseve dhe arritjeve të synimeve të përbashkëta me qytetarët e Komunës tonë, por ka qenë edhe vit i sfidave. Synimi jonë i qeverisjes lokale për vitin 2018 do të jetë i përkushtuar për të mirën e qytetarëve në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, ndaj ftoj të gjithë qytetarët e Komunës që të bashkëpunojmë në realizimin e synimeve dhe objektivave tona për të mirën e përbashkët.

Komuna e Drenasit këtë vit do të ketë në fokus të veçantë zhvillimin ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat për të krijuar vende të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, në rrjetin e kanalizimit, përmirësimin e rrjetit të ujit për pije dhe ujitjes së tokave bujqësore, përmirësimin e ambientit, vazhdimin e rregullimit të shtratit të Lumit “Drenica”, vazhdimin e rregullimit të terreneve sportive, përmirësimin e kushteve në objekte shkollore dhe ngritjen e cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe projekte të tjera”

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ramiz-lladrovci-ka-nje-mesazh-per-vitin-e-ri-481172/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme