ShBA-të e kanë vendosur kryetarin e Strugës Ramiz Merko si person ta padëshiruar, me çka i ndalohet hyrja në ShBA për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive.
Sipas tyre, Merko si kryetar i Strugës ka keqpërdorur mjetet komunale si dhe ka ndërhy edhe në procese tjera gjyqësore.
Me këtë, në listën e zezë amerikane automatikisht janë vendosur edhe bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët.