Ramush Haradinaj: Askush s’më njoftoi për operacionin ndaj shtetasve turq

“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar më herët edhe Kadri Veseli, duke goditur kështu Hashim Thaçin, skenarët e të cilit nuk kanë të ndalur.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar përgjegjësi ligjore ndaj atyre që janë involvuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, që kërkohen nga Presidenti Erdogan, pasi konsiderohen terrorist në Turqi vetëm se janë përkrahës të Fetullah Gulenit

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme