Ramush Haradinaj do merret sërish në pyetje nga Gjykata franceze

Gjykata franceze nuk ka vendosur ende për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, por ajo vetëm ka marrë masa që do të sigurojë praninë e tij gjatë procedurës së aplikimit të Serbisë, ka konfirmua për Tanjug Ministria e Drejtësisë.

Procedura e ekstradimit është në proces, gjykata në Colmar shumë shpejt do të caktojë seancë dëgjimore në të cilën do të merret në pyetje Haradinaj lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim, transmeton lajmi.net.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është liruar sot me kusht nga paraburgimin në Francë.

Ndryshe, autoritetet e drejtësisë në Serbi dorëzuan dy ditë më parë kërkesën për ekstradim të Haradinaj me, siç thanë, akuzat e reja për “krime lufte në Kosovë në fundvitet e 90-ta ndaj popullsisë joshqiptare”.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme