I pari i qeverisë, në një intervistë për Tribuna Channel, shtoi se zyrtarët e kësaj partie po mendojnë se të gjithë deputetët i kanë kundër Demarkacionit, por kur të vjen koha e votimit do e shohin se disa deputetë të LDK-së, që vijnë nga Dukagjini, do të votojnë kundër versionit të Murat Mehës.
Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se janë pikërisht zyrtarët e Lidhjes Demokratike, ata të cilët po mendojnë që mund ta heqin Presidentin Hashim Thaçi nga politika.
Sipas Haradinajt, liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda pak javësh, pavarësisht se a ratifikohet apo jo Demarkacioni me Malin e Zi.