Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar qytetarëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai është shprehur se në kohën sa ishte në paraburgimin, mbështetja e popullit për të ka qenë e pazëvendësueshme, shkruan Express.
“Më këni bindur se kurr nuk është boll të punosh për vendin tënd!”, thotë Haradinaj.
Haradinaj u lirua sot me vendim të Gjykatës së Colmar në lirim me kusht.