Ramush Haradinaj trand sërish mediat serbe: po e fton Amerikën të kthehet në Ballkan!

Tubimi parazgjedhor që Ramush Haradinaj e mbajti në Podujevë dje dhe u transmetua nga mediat vendore ka ngjallur interes të madh tek portalet dhe mediat serbe.

Kështu, pothuajse të gjitha agjensitë shtetërore dhe gazetat e portalet e lajmeve në Serbi kanë vendosur në ballinat e tyre ftesën e Ramush Haradinajt që Washingtoni të kthehet në Ballkan ndryshe Kosova dhe shqiptarët do të kryejnë punë vet me Serbinë.

“Brukseli duhet të vendos – të na tregojë që a mundet t’i përfundojë punët mes Kosovës e Serbisë. Unë po besoj që nuk mundet, për këtë arsye po kërkoj nga Uashingtoni që t’i kthehet Ballkanit”, pohoi Haradinaj, shtojnë mediat serbe.

“ashingtoni është mirë t’i mbyllë gjërat mes Kosovës e Serbisë. Nëse ata nuk vijnë për të na ndihmuar, atëherë ne nuk duhet thjeshtë të presim, por duhet t’u prijmë punëve tona. Ne nuk e kemi luksin të presim kush e di sa. Ne duhet t’u tregojmë se që 20 vjet u sollëm si është më së miri. Mos harroni, Serbia ende e ka Kosovën në Kushtetutën e vet. Nëse ata s’na largojnë nga Kushtetua e tyre, përse mos ta bëjmë edhe ne një nen në Kushtetutë për popujt e shpërngulur nga tokat shqiptare dikur atje”, thuhet një njoftimin e mediave serbe.

Mëposhtë mund të ndiqni disa nga ballinat e këtyre mediave:


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme