Ramush Haradinajt i ndahet titulli “Nderi i Shkodrës”

Me unanimitet të plotë, përfaqësues të të gjitha forcave politike votuan në Këshillin e Qarkut Shkodër dhënien e titullit “Nderi i Shkodrës” për Ramush Haradinajn.

Propozimi i kryetares së Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli-Gjoni, u mbështet në mbledhje nga të gjithë anëtarët si dhe kryetarët e Bashkive të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës dhe Pukës.

Ky titull u dha me motivacionin “Në shenjë solidariteti, nderimi e respekti për luftëtarin e lirisë së Kosovës, politikanin e vlerave evropiane që nuk rresht përpjekjen për t’u përballur me dinjitet me kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve”.

Vendimi vjen në një kohë kur Haradinaj po përballet me drejtësinë franceze pas një urdhër-arresti nga Serbia. Ditën e djeshme gjykata franceze e la në liri me kusht kreun e AAK-së.

Ai duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez.

Serbia e kërkon Haradinajn nën dyshimin e pabazë se ka kryer krime lufte në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, raporton atsh.

Për këto akuza, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka shpallur dy herë të pafajshëm ish-kryeministrin kosovar.

Seanca për vendimin përfundimtar ndaj Haradinajt nuk është caktuar ende. Ndalimi i tij nxiti reagimin e institucioneve dhe partive politike në Kosovë dhe jo vetëm, të cilat bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme