“Ramushi u burgos në Francë nga Thaçi dhe Arnaudi”/ Ish-agjenti i SHIK-ut publikon detaje: Kush ishte biondina franceze që iu vizitonte?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar rëndë kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurtin se mos ka lidhje me shërbimet sekrete.

Ai këto deklarata në drejtim të Kurtit i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku e pyeti se mos është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte i burgosur.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyrua me majtë pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe”, tha Haradinaj.

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.

E këtyre deklaratave të Haradinajt i është kundërpërgjigjur ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari për gazetën “Bota sot”, thotë se, Haradinaj po përdorë një fore të vjetër të SHIK-ut.

Sipas tij, ai për pushtet e shet edhe fshatin e vet.

“Ramush Haradinaj që shumë kohë e kam kuptua më në fund edhe vet se për pare e pushtet edhe katundin tënd e shet, por që jeni kaq i paditur e vullgar se kam ditë deri sot. E akuzoni, e provokoni një kryministër të vendit tuaj që deri se a ju kanë ngucë seksualisht serbët në burg (fore e vjeter e SHIK-ut), edhe pse e din shumë mirë, se Albin Kurti nuk është tradhtar as hajn, por edhe ma hiç një pro-serb”, thotë Miftari.

Miftari tutje i drejtohet Haradinajt se sa ishte në burg në Francë a ia bëri dikush naj video.

Madje ai thotë se në Francë, Haradinajn e burgosi Hashim Thaçi.

“Po ju Ramush a jau bani kush juve naj video sa ishit ju në burg në Francë, kur ju burgosi Hashim Thaçi me ndihmën e ish shefit të tij, përndryshe burrit të serbes Verera, z. Denjear Arnaudit deputet francez, dikur edhe sot epror i shërbimit sekret Francez DGSE dhe aleat i vjetër i shtetit serb UDB. A ju bëri juve dikush naj inçizim pasi në vitin 1999, kur Kurti ishte në burgun e Serbisë, ishte shumë problem për besë dhe për të bër një inçizim duheshin kamera të mdhaja WHS, por në kohen sa ishit ju në burg të Kalmarit 12 janar 2017 çdo telefon dore ka kamerë, pastaj kamerat sot janë aq shumë të vogla, shumë të avancume dhe kanë madhësi milimetrike”, potencon Miftari.

Miftari përmend edhe një femer franceze që e ka vizitua Haradinajn në burg.

Ai e pyet se a iu bindi ajo apo Arnaudi që të kthehet në Kosovë dhe të bëhet kryeministër për me i ndërrua të gjitha parimet dhe premtimet e tij?

“A pati naj karrotë, a naj vibrator apo naj purri në b… tuaj komandant në burgun e Kallamarit pasi iu vizitonte rregullisht një biondinë franceze në burg? A ju bindi biondina apo DGSE e Denjear Arnaudit me u kthy ju në Kosovë me u ba kryministër me ia ndërru të gjitha parimet dhe premtimet tuja dhe me i falë pjesë të Rugoves, Qakorrin e Kosovës Malit të Zi, dhe me i prit deri në 23:00 të natës Listen Serbe, Rakiqin ka ti dërgon nga Beogradi, Aleksander Vuçiq me formu ju qeverinë me këtë Listë bashk, a kishte ndaj jush ngacmim sekseual nga xhandar francez ku ka edhe plot Serb të punsuar si polic? Veç po u pys pasi vet temë të burrav dhe shumë të rëndësishme keni hapur në parlament ju komandant! Jo se jo në qeveri as krytar i shtetit jo, por nëse vazhdoni kështu edhe partinë tuaj private do të ia bashkosh AKR dhe Nismës!”, përfundon Naim Miftari.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme